E Shtunë, 31 Tetor 2026

Aurela këndoi keq!

Nga Express më 16 maj 2011 në ora 08:52

Pasi nuk mundi dot të hynte në finale, komentet kanë qenë nga më të ndryshmet për Aurela Gaçen, këngëtaren që përfaqësoi Shqipërinë në Festivalin e Eurosong-ut këtë vit.

Në faqen zyrtare të Eurosong, pas interpretimit të saj në natën gjysmëfinale, ku këndoi e treta, Aurela është kritikuar për zërin, ndërsa ka pasur nga ata që e kanë cilësuar një këngëtare me zë të fshirë tashmë.

Për më tepër, kritika të shumta këngëtarja ka marrë për theksin e keq të anglishtes (version me të cilin u interpretua kënga), edhe pse ajo ka jetuar për disa vite në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, jetesë që duhet ta kishte ndihmuar për një perfeksionim të anglishtes.

Ndër komentet e shumta pas perfomancës së saj në mbyllje të natës gjysmëfinale të Festivalit Europian të Këngës, që u zhvillua në Dyseldorf të Gjermanisë, mund të veçohen edhe nga ata që e kanë cilësuar si Tina Turner, ndërsa performoi plot energji në skenën e Eurosongut këngën “Feel the passion”. Komentet nuk kanë mbetur vetëm të zëri e interpretimi, por kanë vazhduar me look-un e saj.

Si në faqen zyrtare të Eurosong ashtu dhe në Youtube, komentet kanë vijuar në lidhje me pamjen e saj, duke e cilësuar një këngëtare aspak të bukur, por që u shfaq me një look interesant në skenë, sidomos ngjyra e kuqe e flokëve. Ajo pohoi se ndihej e shokuar, pasi me këngën me muzikë të Shpëtim Saraçit dhe tekst të Sokol Marsit, nuk arriti të ishte mes 10 finalistëve të përzgjedhur nga 19 garuesit e parë.

Më shumë nga Sociale

Të gjitha ›