Bim Bima e nis mirë

Pas albumit të parë “Egjeli”, i cili doli në vitin 2003, jo solo, por me ish bendin e tij NR, vitin 2011, Bim Bima e nis duke promovuar albumin e tij të parë. Tani ndryshe, solo, me shumë mysafir, për të sjellë, për ata që janë dashamirë repi, hiq më pak se 25 këngë.
Në gjithë natën e mbrëmshme u performua live, Bim Bima, ishte gati, të kallë atmosferën duke “repovat” pothuajse gjithë albumin e tij.
Edhe pse e hëna, ishte dita, ku atmosfera e festës kishte pushuar, në Teatrin Oda ende kishte festë, madje filloi festa që nga ora 20:00. Ky promovim, ishte krejt ndryshe, për këtë fakt ndihet mirë edhe Bimi.
“Ky promovim është gjithçka ndryshe nga ajo që jemi mësuar të shohim, nga që gjithçka ishte live, live band, live tupana, live kitarë, live basa, e gjithashtu edhe mysafirët interpretuan live”, u shpreh reperi Bim Bima.
Mysafirët të cilët e ndezën edhe më atmosferën ishin Lyrical Son, Mc.Kresha, Kaos, dj Flow, Singullar, Skillz, Rona Nishliu, Tds.
Ndërsa bendi i cili përcolli gjithë interpretimet live ishte në përbërje të :VLN(tupana), DUGI( keyboard), SUKI( basa), TAULA(kitara).
Se si ndihet Bima për gjithë këtë punë, që sipas tij është punuar rreth dy vite për të dalë në dritë ky album, ai tha: “Ende nuk di se qysh po ndihem, ende ka kohë, ka kohë për me i qit rrajt në tokë e atëherë flas se si ndihem”.
Nata nisi me intron e albumit, për të vazhduar në interpretimin e Bimit live, me këngën e parë “Fight rap” për të vazhduar pastaj edhe me interpretime tjera si dhe me mysafirët e tij, ndërsa nata dhe festa e Bimit u mbyll, me një këngë e cila, sipas Bimit, kjo këngë i ka mbledhur reperat më të mirë të Kosovës.