E Shtunë, 31 Tetor 2026

Legalizimet,Kuvendi miraton ndryshimet

Është miratuar me shumicë votash nga Kuvendi i Shqipërisë ndryshimi në ligjin "Për legalizimin, urbanizimin dhe integrimin e ndërtimeve pa leje". E teksa deputetët e opozitës kanë shprehur pakënaqësi lidhur me ndryshimet në fjalë, deputetët e mazhorancës bën të mundur miratimin e ndryshimeve. Kështu, me këtë vendim synohet rregullimi i një boshllëku ligjor të krijuar nga vendimi i Gjykatës Kushtetuese i 2 shkurtit 2008, që vendosi shfuqizimin si të papajtueshëm me Kushtetutën dhe me Kartën Evropiane të Autonomisë Lokale, të disa neneve të ligjit në fjalë. Ndryshimi i miratuar përcakton veprimin e ALUIZNIT në ato raste kur pushteti vendor nuk ndërhyn për ndërtimet apo objekte, që mund të jenë pjesë e procesit të legalizimit.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›