Ministri Basha takohet me Doris Pack

Ministri i Jashtëm, Lulzim Basha deklaroi në takimin me një grup deputetësh të Parlamentit Evropian, të kryesuar nga deputetja Doris Pak u shpreh se perspektiva evropiane ka qenë gur themeli për zhvillimin e gjithanshëm të vendeve të rajonit. Sipas zyrës së shtypit pranë MPJ-së, Ministri Basha zhvilloi sot një takim me një grup deputetësh të Parlamentit Evropian, të cilët ndodhen në Shqipëri në kuadër të takimit ndërparlamentar të radhës Shqipëri-BE. Gjatë takimit Ministri Basha shprehu mirënjohjen për angazhimin e të gjithë aktorëve politikë dhe institucionalë të BE-së në konsolidimin e paqes dhe stabilitetit në rajon. Në mënyrë të veçantë, europarlamentarët shfaqën mjaft interes për këndvështrimin dhe analizat e shtetit shqiptar për zhvillimet në Kosovë. Delegacioni i europarlamentarëve i kryesuar nga deputetja Doris Pak, në cilësinë e kryetares së Delegacionit për Marrëdhëniet me vendet e Evropës Juglindore vlerësuan arritjet e Shqipërisë në proceset e saj integruese dhe për anëtarësimin e pritshëm muajin që vjen të Shqipërisë në NATO.