E Shtunë, 31 Tetor 2026

Loja e Apple

Apple është kompania që e ndryshoi tregun e telefonisë mobile. Sot shumë kompani përpiqen që të zënë dhe ta tejkalojnë hapin e Apple.

Apple është një kompani që mund ta dëshirojmë ose urrejmë. Ka shumë pak dallime në këtë mes. Një gjë që ja kemi borxh Apple është se duhet ta falënderojmë për ndryshimet që i bëri në tregun e telefonisë mobile. Sot, me lojën e kësaj kompanie ne po përballemi me një zhvillim të madh të telefonave celularë.

Ekranet “Touch” tash janë të zakonshëm

Ekranet “Touch” janë sill rreth neve shpesh, derisa Apple ka vendosur se ata ti bëj edhe telefona celular. Ajo çfarë ka ndryshuar me Apple është se si njerëzit i përdorin këta telefona.

Kanë kaluar ditët që mos të keni një laps për navigim. Sepse Apple sjelli gishtin si metodë më interesante të navigimit në celular. Apple po ashtu sjelli edhe efektet dhe multiprekjet me një përpjekje në telefonin tuaj. Kjo bëri që ekranet e mëdhenj të shpërthejnë në treg në vitet e fundit. Shumë kompani përpiqen ta kopjojnë Apple me telefonat e tyre celular, por asnjë nuk duket se do të mund ti kundërpërgjigjet si duhet iPhone’it.

Tregu i unifikuar

Tregu më i madh i Apple është mënyra se si i zhvillon aplikacionet. Apple e krijoi sistemin e distribuimit në iTunes dhe largoi nga tregu telefonat celularë. Kjo i paraprinte mënyrës së re për distribuim të aplikacioneve të Apple në telefonat celular në disa vende.

Përsëri “Apple” nuk ishte e para që implementoj tregun online. Apple ishte e para që e bëri atë më të lehtë, më të thjesht dhe një treg që dukej i çmendur. RIM, Android, Palm, madje edhe komuniteti i burgut mund të merrnin lajme se Apple ka bërë një telefon që ka edhe aplikacionin për shoping.

Celulari më shumë se telefon

Telefonat Apple kanë bërë një hap edhe për mënyrën së si konsumatori përdorë median. Kjo duke ju falënderuar suksesit të madh që erdhi me iPod viteve e kaluara. Apple bëri që ky mjet muzikor të kthehet në telefon celular që u pa si sfidë për të gjithë telefonat e tjerë. iPhone është më shumë së të dëgjosh muzikë. Tani në të ka lojëra, filma, internet, media sociale, thirrje me video e plot gjëra të tjera. iPhone tani është më shumë se telefon celular ku ju mund të bëni thirrje apo të lexoni e-mail. Tani kemi një mjet që ka një spektër të gjerë të përdorimit të gjërave.

Konkurrentët luajnë lojën e tyre

Mënyra më e lehtë për ta parë së si Apple ndryshoi tregun e telefonave celularë është të shikojmë konkurrentët. RIM u ngut për të krijuar telefona “Touch” shumë shpejt pasi iPhone u bë hit në treg. HTC dhe Motorola po ashtu filluan garën direkte me iPhone. RIM dhe Google të dyja e morën shumë seriozisht zhvillimin e aplikacioneve të celularëve.

E tërë kjo për të zënë dhe kaluar atë çfarë Apple e bëri për herë të parë. Kjo ishte për të krijuar një gjë më të mirë, më komplekse dhe një celular më interesant për konsumatorët, të cilët shtrëngonin dhëmbët për një celular të këtillë.

Mos të harrojmë, iPhone erdhi më shumë spekulime se nuk do t’i mbijetojë asnjë ditë konkurrencës me kompanitë e mëdha të celularëve siç janë RIM dhe HTC.

Sot, ne mund të shikojmë të kaluarën dhe të shikojmë se sa shumë pati ndikim influenca e iPhone në tregun e telefonave mobilë. Po, kur Apple në fund të dalë me mobilin e ri CDMA?

Më shumë nga Teknologjia

Të gjitha ›