Mashtrimi me kartat rimbushese, zbulohet rrjeti i "agjenteve"
Pas denoncimeve ne qytetin e Fierit, edhe policia e kryeqytetit zbulon nje rrjet mashtruesish me kartat rimbushese te telefonit. Kater persona jane vene dje ne pranga, nderkohe qe nje i peste eshte ne hetim ne gjendje te lire. Ka qene operacioni "Mashtrimi", qe ka zbuluar pas pergjimeve grupin e dyshuar nga agjentet e krimit ekonomiko-financiar ne Policine e Tiranes. Burime zyrtare te policise thane se eshte bere i mundur ndalimi ne flagrance i Bashkim Baja, 52 vjec, Naim Gjoklaj, 27 vjec, Petrit Sheta, 34 vjec, Esat Baja, 42 vjec, ndersa do te hetohet ne gjendje te lire Gjin Ndoi, 31 vjec, banues ne Tirane. Sipas ketyre burimeve, keta persona, ne bashkepunim me njeri-tjetrin, dyshohet se kane mashtruar njerez te ndryshem ne lidhje me kartat rimbushese te kompanive celulare. Gjate kontrollit te banesave, atyre iu sekuestruan aparate dhe numra te telefonave celulare, me te cilat dyshohen se kane kryer mashtrimin, si dhe nje arme zjarri dhe 350 cope fisheke. Nga te njejtat burime mesohet se shtetasit e sipercituar ishin nen hetim disamujor. Mendohet se nepermjet telefonatave si agjente te kompanive celulare, te dyshuarit kane arritur t'u mbushnin mendjen abonenteve se kishin fituar dhurata dhe se per te terhequr ato duhet te shkarkonin ne numra te caktuar disa karta rimbushese per efekt sigurie. Dhuratat qe ofroheshin ishin televizore, lavatrice, frigorifere dhe elektro-shtepiake te tjera. Sipas denoncimeve te bera ne polici, demi ekonomik shkonte deri ne 10 mije leke te reja per person.
A.Cena
A.Cena