Loja e pistë me votën e kosovarëve
Ervin Shkulaku
-Deputeti i Parlamentit të Kosovës Arben Gashi postoi një fotografi në rrjetin social Twitter ku tregon që ka votuar në Shqipëri. Ai tregoi që situata në votime ishte e qetë. Deri këtu asgjë nuk është e padrejtë, por në momentin që ai vuri fotografinë, faqet e internetit e kanë bërë lajm veprimin e tij. Pasi o postua ky lajm atëherë filluan edhe komentet të cilat pothuajse ishin të trishtueshme, sepse ky veprim ngjalli zemërim te popullsia e Republikës së Shqipërisë. Sipas historisë, Kosova e ka mbështetur Sali Berishën, por fatkeqësisht kjo mbështetje u përdor, sepse dhe sipas mediave kosovare shumë shtetas kosovarë shkuan drejt Shqipërisë për të votuar! Pse! Pse shtetasit kosovarë e bënë këtë veprim. Kemi 100 vjet që po përpiqemi të jemi sa më pranë me Kosovën dhe sot për shkak të disa ideologjive politike biem kurth të manipulimeve.
Shtetasit e Kosovës duhet të mos bien pre e këtyre politikave të këqija që janë përçarëse midis shqiptarëve të Shqipërisë dhe shqiptarëve të Kosovës. Ne duhet të mirëpresim çdo qeveri që vjen në krye të shtetit shqiptar sepse kushdo që të vijë në krye marrëdhëniet vëllazërore Kosovë-Shqipëri do të vazhdojnë përgjithmonë. Pra të dashur shtetas mos bini pre e poltikave të tilla siç ra pre deputeti i partisë së Lidhjes Demokratike të Kosovës, por të jemi asnjëanës dhe të shpresojmë gjithmonë vetëem për drejtësinë dhe paqen. Kemi kaluar shumë vështirësi që të vijmë në këtë ditë dhe tani për disa interesa politike – personale të bëjmë reklamë duke dëmtuar dashurinëe që kanë shqiptarët e Shqipërisë me shqiptarët e Kosovës.
Lufta e vërtetë fillon pas luftës me armë. Sfidat e vërteta janë sfidat e fitimit të kulturës, arsimimit, paqes. I kam lexuar komentet e këtij lajmi dhe me të vërtetë jam ndjerë keq që për arsyet personale këtë luftë 100 vjeçare ta hedhin poshtë me një veprim. Të prishësh diçka është shumë e lehtë, por të rindërtosh diçka është shumë e vështirë dhe këtë e sjell vetëm arsimimi i duhur. Këtë e sjell vetëm bashkimi dhe paqja për njëri - tjetrin.