E Shtunë, 31 Tetor 2026

Loja e rrezikshme çon Genta Ismajli urgjent në operacion

Autori i Lajmit: red.
Genta Ismajli ka pësuar një aksident, ku gjatë lojës me një mikun e tij në boks, ka lënduar dorën. Këngëtarja kosovare ka qenë e pranishme në një nga lokalet verore të qytetit bregdetar Durrës, ku ka performuar gjatë një mbrëmje javën e kaluar. Sipas informacioneve nga dëshmitarë të pranishëm, pasi ka përfunduar angazhimin e saj, Genta ka filluar të bëjë një lojë të rrezikshme me një mikun e saj, identiteti i të cilit ende nuk dihet. Genta dhe shoku i saj kanë matur forcat, duke qëlluar me grusht në mur, kush duronte më shumë dhimbjen. Por, pas disa tentativave të tilla Genta qëllon në xham dhe dëmton dy gishtat e fundit të dorës së djathtë. Nga dhimbjet e shumta dhe rrjedhja e gjakut, që nuk mund të ndalohej, pronarët e lokalit (Rio) e kanë transportuar në mënyrë urgjente këngëtaren drejt Spitalit Ushtarak në Tiranë, ku i është bërë ekzaminimi pas dëmtimit të gishtave të dorës së djathtë, dëmtime që nuk mund të kaloheshin me një mjekim të lehtë. Një ditë më pas këngëtarja i është nënshtruar një ndërhyrjeje kirurgjikale, që ka zgjatur rreth 1 orë e 30 minuta. Siç kanë bërë të ditur mjekët, Genta nuk do të ketë pasoja nga ky operacion, përveç nëse ajo do të ngurojë të paraqitet para publikut me dorën e lidhur. Ky ishte operacioni i dytë për Gentën, pas atij në hundë për të cilin u fol muaj më parë. Genta pjesën më të madhe të kohës është duke e kaluar në bregdetin shqiptar, kryesisht në Golem dhe në Durrës, ku performon për adhuruesit e saj.
Ky lajm është publikuar: 04/08/2009

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›