Reagon PD: Rama fsheh pasuritë e tij nëpër Europë!
Autori i Lajmit: red.
Selia blu ka qenë dje në gatishmëri të plotë për t iu përgjigjur socialistëve, lidhur me akuzat ndaj liderit të PD-së. Deklarata e deputetit të PS-së, Taulant Balla për pasurinë e shumëfishuar të qeveritarëve ka sjellë menjëherë reagimin e PD-së. “Sot Edi Rama, humbësi i madh, kryetari pa mandate i PS, duke lënë mënjanë pasuritë që ka nëpër Evropë apo ndërtimin e fshatrave turistik në Spanjë, ndërtimin e qytezës së përbashkët me Delijorgjin apo 70% e lejeve të ndërtimit në Tiranë që ndan me fitimet e tij, nxori për të komentuar pasuritë e kryeministrit e familjarëve të tij trafikantin e qenieve njerëzore apo ortakun e narkotrafikantit Fatos Gjura, Taulant Ballën”, deklaroi dje zëdhënësja e PD-së, Erla Mëhilli. “Me zhurmën e tij Edi Rama përveç se përpiqet të fshehë humbjen përpiqet mbi të gjitha të fshehë frikën dhe tronditjen që e ka kapur nga pasuritë që i ka përvetësuar dhe i fsheh me një sërë kompanish si 2K, Edil al, Atelier 4 ,apo Studion e Shkrelit etj, etj. Ndërsa zëdhënësit të tij, ortakut të narkotrafikantit Fatos Gjura, i themi se janë të pakët ata që nxjerrin të ardhurat dhe sigurojnë jetesën me para të nxjerra nga droga apo si trafikant qeniesh njerëzore dhe se ty të pret i njëjti fat si Fatosi”, theksoi Mëhilli.
Ky lajm është publikuar: 04/08/2009