E Shtunë, 31 Tetor 2026

Sulmi me armë kimike, raportohet për 650 viktima në Siri

BEJRUT- Të paktën 650 persona mbetën të vdekur sot nga bombardimet me armë kimike në periferi të Damaskut, njoftoi një OJQ.

"Mbi 600 persona mbetën të vdekur nga bombardimet në rajonin e Damaskut. Kjo shifër pritet të rritet, pasi sulmet vazhdojnë", theksoi Observatori Sirian për të Drejtat e Njeriut (OSDH).

"Forcat e regjimit intensifikuan operacionet e tyre ushtarake në zonat në Ghouta, në rajonin e Damaskut", theksoi Observatori Sirian për të Drejtat e Njeriut (OSDH).

OSDH njoftoi se bombardimet ndodhën në Madhamiyat el-Cham, në jugperëndim të kryeqytetit.

Në lidhje me ngjarjen ka reaguar ministri i jashtëm Britanik, William Hague, i cili shpreh shetësimin për situatën e krijuar atje.

Hague ka kërkuar: “T’u jepet akses i menjëhershëm ekipeve të OKB-së”. Ndërkohë që autoritetet siriane nuk pranojnë që të ketë pasur sulm me armë kimike.

(d.b/m.a/BalkanWeb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›