E Hënë, 2 Nëntor 2026

Loja me puzzle, ndihmon fëmijët në matematikë

SHBA - Një studim i Universitetit të Chicagos zbuloi se loja me puzzle ndihmon fëmijët të kuptojnë më mirë matematikën.

Sipas ekspertëve, mënyra më e mirë për të zhvilluar mendjen e fëmijëve nga 2 deri në 4 vjeç është t’i bëni të luajnë me lojëra të ndryshme formuese.

Sipas këtij studimi, efekti i kësaj loje nuk është i njëjtë si tek vajzat dhe tek djemtë, pasi këta të fundit arrijnë të formojnë figura më të komplikuara, çka i bën më të zotët në zgjidhjen e problemeve matematikore.

Por në këtë diference ndikojnë edhe prindërit, të cilët sipas studiuesve tentojnë t’i ndihmojnë djemtë duke u thënë: “Këtu na duhet një drejtkëndësh, ose një katror”, ndërsa vajzat i ndihmojnë duke u shpjeguar se forma që mungon është “kapelja ose fustani i princeshës.”

(er.nu/BalkanWeb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›