E Diel, 1 Nëntor 2026

Turqi, presidenti Topi nderohet me titullin “Dr. Honoris Causa”

STAMBOLL - Presidenti i Republikës Bamir Topi u nderua sot pasdite me titullin “Dr. Honoris Causa” të Shkencave Politike nga Kryetari i Bordit Drejtues të Universitetit “Ajdën”, ne Turqi Dr. Mustafa Ajdën, në prani të Zonjës së Parë, Teuta Topi, dhe personaliteteve të tjera që e shoqëronin.

Në një ceremoni solemne të zhvilluar në një nga auditorët kryesorë të Universitetit të njohur të botës akademike të Stambollit, Dr. Mustafa Ajdën, pasi bëri një prezantim të përmbledhur të veprimtarisë akademike shkencore dhe politike te Topit i dorëzoi atij titullin e lartë akademik “Dr. Honoris Causa” të Shkencave Politike, të miratuar nga Senati i këtij Universiteti, me motivacionin: “Për arritjet kombëtare dhe ndërkombëtare në karrierën politike. Për kontribute në sigurimin e paqes dhe qëndrueshmërisë në Shqipëri dhe në Ballkan.”

(er.nu/BalkanWeb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›