Berisha pret shiritin e autostradës Levan-Vlorë
Vlorë- Përfundojnë punimet e autostradës Levan-Vlorë, shiritin e së cilës e preu sot kryeministri Berisha, duke përfituar nga rasti ai u kundërpërgjigjet akuzave të opozitës se Qarku i Vlorës, është lënë në harresë nga qeveria.
Sot inagurojmë një prej rrugëve më të rëndësishme dhe më të bukura në të gjithë Shqipërinë, që pavarësisht kostos së ulët për ndërtimin e saj, ka standarte të krahasueshme me ato të vendeve më të zhvilluara në botë, deklaroi kryeministri, nga podium i vendosur në hyrje të rrugës.
Duke komentuar mbi shpenzimet e shumëpërfolura të këtij aksi, kreu i qeverisë i ka konsideruara ato të pakta, krahasuar me parametrat e rrugës.
Kjo autostradë, e gjatë 24,5 kilometra, i ka kushtuar shtetit 60 milionë euro, që është një shifër shumë e lirë duke konsideruar parametrat. Në të mund të qarkullohet me 120 kilometra në orë shpejtësi, çka do të reduktojë edhe më shumë kohën e lëvizjes nga kryeqytet në Vlorë.- tha Berisha.
Duke u ndalur tek investimet e kryera në të këtë qark, kryeministri shtoi se gjatë qeverisjes sonë, në qarkun e Fierit dhe Vlorës, është bërë një volum investimesh i paprecedent në të gjithë historinë e Shqipërisë. Mes 900 kilometrave rrugë, kanaleve për vaditje, subvencioneve në bujqësi, investimeve në energji, shkolla, spitale dhe gjithçka tjetër, në këto vite të qeverisjes demokratike janë shpenzuar 1,2 miliardë euro, nga të cilat 500 milionë euro nga vetë buxheti i shtetit.
Kreu i qeverisë u ndal të theksojë se Shqipëria është një nga vendet që ka thithur më shumë investitorë të huaj vitet e fundit, ndërsa akuzoi opozitën se kërcënon investitorët.
Jemi në krye të botës për investime të huaja për frymë dhe ato vijnë gjithnjë në rritje. Por Rama i kërcënon investitorët e huaj, u thotë do tu marr këtë do të marr atë, kjo sndodh në asnjë vend të lirë, kjo ndodh vetëm me këtë opozitë e cila ka mentalitet të vjetër”- ka vijuar më tej Berisha.
Kryeministri ka premtuar se investimet në Vlorë do të vijojnë, për të nisur së shpejti, një prej shëtitoreve më të gjata në rajon, sië e ka cilësuar ai, shëtitoren buzë detit.
/IDEA/