Lojërat Olimpike, Zapatero lobon për "Madridi 2016"
Kryeministri Huan Zapatero erdhi ditën e djeshme në Danimarkë, ku po zhvillohet mbledhja Komitetit Olimpik Ndërkombëtar.
Në këtë takim Zapatero u është bashkuar liderëve të tjerë botërorë si presidentin amerikan Obama si edhe homologun brazilian Lula. Në këtë takim në Kopenhagen do të përcaktohet qyteti që do të mbajë Lojërat Olimpike në vitin 2016.
Projekti i Lojërave olimpike në Madrid u përfaqësua nga një delegacion të cilët kishin mbështetjen e kryetarit të nderit të Komitetit Olimpik Ndërkombëtar Juan Antonio Samaranch.
"Projektet e Lojërave Olimpike në Tokio, Chikago dhe Rio janë mjaft të mira por nëse fiton projekti i qytetit të Madridit nuk do të thotë se ishte më i miri por thjesht se Madridi i ka kapacitetet e duhura për ta organizuar një eveniment të përmasave të tilla."- pohoi kreu i delegacionit spanjoll si edhe kryebashkiuku i Madridit, Alberto Ruiz Gallardon.
Pavarësisht kandidaturës së fortë të qytetit të Madridit, bookmekërsat anglez e kanë cilësuar si projekt fitues atë të qytetit të Chikagos. Sipas bookmeikërsave prania e Obamas së bashku me bashkëshorten e tij, Michele do të ndikojë tek juria olimpike e cila do të vendosë se ku do të mbahen Lojërat Olimpike në vitin 2016.