Raport i CIA: Al Kaeda është dobësuar
Nga një raport i CIA-s del përfundimi se fuqia goditëse e grupit terrorist islamik të Al Kaeda-s është dobësuar ndjeshëm këto vitet e fundit.
Ndër faktorët që radhiten në një shkrim te gazetës amerikane "Washington Post", të cilët kanë sjellë dobësimin e Al Kaeda-s janë infiltrimi në masë i agjentëve të shërbimeve sekrete. Por sipas"Washington Post" ndikim të madh në luftën kundër rrjetit Al Kaede ka pasur edhe bashkëpunimi i ngushtë i qeverive dhe shteteve islamike në luftën ndaj terrorizmit, veçanërisht Pakistanit dhe Afganistanit. Shkak tjetër është edhe rritja e sigurisë së fluturimeve ajrore drejt perëndimit.
Strategjia e re e ndjekur prej disa vitesh duket se tani ka filluar të japë rezultatet e saj. Rezultate pozitive mund të konsiderohen eleminimi i dhjetra liderve lokale të Al Kaeda-s në një sërë vendesh kryesisht në Lindjen e Mesme, Afganistan, Pakistan si dhe Afrikën e Veriut.
Në shkrim e gazetës prestigjoze "Washington Post" shtohet se kreu i Al Kaeda-s, Bin Laden dhe bashkepunetorët e tij më të ngushtë janë të izoluar dhe e kanë të pamundur koordinimin e sulmeve të ngjashme me ato të 11 shtatorit të vitit 2001.