E Shtunë, 31 Tetor 2026

Lojërat Olimpike nxjerrin Britaninë e Madhe nga recesioni

Ekonomia e Britanisë së Madhe doli nga recesioni në tre muajt e fundit, nga muaji korrik deri në në shtator dhe kjo flaë Lojrave Olimpike. Ekonomia e vendit u rrit me 1. %, sipas të dhënave zyrtare të prodhimit të brendshëm bruto.

Zyra e Statistikave Kombëtare tha se shitjet e biletave olimpike ka ndikuar me 0,2% rritjen. Ekonomia e Britanisë së madhe ka qënë në në recesion për nëntë muajt e mëparshëm dhe ende nuk është në nivelet e para nisjes së krizës financiare në vitin 2008.

"Nuk ka ende një rrugë të sigurt për të shkuar përpara por këto shifra tregojnë se ne jemi në rrugën e duhur", tha sekeratri i Thesarit George Osborne.

"Të dhënat e dobëta janë një paralajmërim se ne ende përballet me shumë sfida ekonomike në vend dhe jashtë vendit" theksoi ai.

Politikat ekonomike të keyeministrit britanik janë kritikuar shumë, ndërsa dhe ai vet ka paralajmëruar se nuk do të lejojë që BE të marrë masa që do të rrëndojnë ekonominë vendit. Cameron ka thënë se do të vërë veton mbi buxhetin e Bashkimit Evropian duke theksuar se nuk do të tolerojë përpjekjet " për të rritur shpenzimet.

Ai ka propozuar një plan të ndryshëm mbi buxhetin që duhet zbatuar nga BE, të përbërë nga dy buxhete të ndara njëri i destinuar për 17 vendet e Eurozonës si dhe tjetra për 10 vendet e mbetura jashtë monedhës së përbashkët, duke përfshirë edhe Britaninë. Një plan i tillë ka nxitur mjaft interes tek anëtarët e parlamentit të cilët kërkojnë një referendum mbi të ardhmen e Britanisë në BE.
 

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›