E Shtunë, 31 Tetor 2026

Jep dorëheqjen kreu i bashkisë së Tokios

Kryetari i bashkisë së Tokios, Shintaro Ishihara ka dhënë sot dorëheqjen për të krijuar një parti të re.
 

Njoftimi i tij erdhi më herët gjatë ditës, në prag të zgjedhjeve të përgjithshme në Japoni, që pritet të mbahen muajt e ardhshëm.
Ishihara, 80 vjeçar, njihet për komentet e tij nacionaliste dhe të zëshme.
 

Në muajin prill, ai tha se Tokio do të blente disa ishuj të kontestuar në Detin Lindor Kinez, duke shkaktuar në këtë mënyrë mosmarrëveshje me Kinën.
 

Debati rreth ishujve të kontestuar, që gjenden nën administrimin e Japonisë, ka rritur tensionet ndërmjet të dyja vendeve. Shintaro Ishihara ka drejtuar Tokion për më shumë se 13 vjet.
 

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›