Lojërat e "fatit" dhe varfëria shqiptare
Pikat e basteve "kanë mbirë" në çdo cep të kryeqytetit, si kërpudhat pas shiut. Shumë qytetarë janë joshur nga këto "kurthe" biznesi, të vogla në dukje, por gjigante në fitime. Dëshira për t‘u kthyer në një milioner, si me magji, ka bërë për vete shumë njerëz të moshave të ndryshme. Por, edhe kur realiteti e ka treguar që këto biznese janë ngritur "për të vjedhur" paratë e çdo individi, që beson në moton "milioner për një çast", ka ende qindra njerëz që frekuentojnë të tilla vende. Ortist G., pronar i një pike basti në kryeqytet, tregon se si ka parë me sytë e tij njerëz që janë shkatërruar, pasi kanë humbur shtëpinë, madje edhe jetën në loto. "Më ka rastisur të shoh njerëz që e kanë varur jetën e tyre te një gol. Gjithçka është varur vetëm nga ai gol. 60 minutat e lojës për të kanë qenë 60 minuta vdekje. Një djalë, pasi humbi shtëpinë, u bë agresiv dhe nisi të më shkatërronte lokalin". Kështu e rrëfen jetën e bastexhinjve humbës pronari Ortist G. Ai ka parë edhe të tjerë, të cilët, pasi kanë humbur u kanë lënë prindërve një listë të gjatë me borxhe. "Më shumë kam humbur se sa kam fituar, por më ka hyrë mikrobi dhe nuk rri dot. S‘më zë gjumi natën, po nuk vura një skedinë", thotë Artur K., një 40-vjeçar, i cili e quan veten bastexhi të vjetër, pasi ka tetë vjet që vë baste. Arturi, edhe pse ka humbur shumë para, vazhdon ende të plotësojë skedina. Ai thotë se jeton me shpresën te goli. Por ka edhe nga ata bastexhinj që mendojnë se të vënit bast nuk është ves, por pasion. "Më pëlqejnë bastet. Për mua është pasion dhe kur fitoj shumë para kam dëshirë të shkoj të luaj sërish", thotë 23-vjeçari Erjon N. Viktimat e basteve duket se ndër vite janë shtuar shumë. Të pasionuar nuk janë vetëm meshkujt, por edhe femrat, të cilat duket se kohët e fundit e kanë përqafuar shumë idenë e shndërrimit në një milionere brenda disa minutash. "Në pikën time të bastit vijnë meshkuj të moshave të ndryshme, duke filluar nga mosha 13 vjeç e deri tek ajo 60 vjeç. Por kohët e fundit kanë filluar të vijnë edhe femra. Një ndër klientet femra më të rregullta është doktoreshë", thotë Ortis G., pronar i një pike basti në kryeqytet.
Mrekullia e 90 minutave
Si arrin t‘i joshë ky biznes këta dhjetëra qytetarë, të cilëve bastet u janë kthyer në mani? Përgjigjja është shumë e thjeshtë: mjafton të kesh vetëm 100 lekë, për të fituar 50 mijë lekë dhe kjo "mrekulli" ndodh vetëm për 90 minuta. "Një skedinë në pikën time të bastit kushton vetëm 100 lekë dhe në bazë të një koeficienti të caktuar, personi fiton maksimumi deri në 50 mijë lekë", thotë Agim S., një tjetër pronar i një pike basti në Tiranë.
Të lësh peng shtëpinë
"Para dy ditësh, në pikën time të bastit, një djalë 32-vjeçar, klient i rregullt, humbi shtëpinë e tij, e cila vlente 5 milionë lekë", tregon Artur B., pronar i një pike basti në zonën e Selvisë në kryeqytet. Kjo është vetëm një nga historitë e dhjetëra njerëzve, të cilët marrin përsipër të kenë ose gjithçka, ose asgjë. Biçaku thotë se me sytë e tij ka parë qindra njerëz të shkatërrohen, madje edhe biznesmenë. "Kam parë se si një biznesmen i fuqishëm ka humbur gjithçka dhe është rrënuar plotësisht", përfundon ai.
22-vjeçari Erikson S. dëshmon për jetën e një bastexhiu
"Skedinat janë si droga, vështirë t‘i lësh"
"Është si një sëmundje, e cila fillon gradualisht. Nuk të dhemb asgjë, çdo gjë fillon gradualisht, por shumë shpejt e kupton se nuk mund të ndahesh dot kollaj prej saj. Kur e fillova ishte thjesht një kuriozitet dhe, si për dreq, herën e tretë që vura një bast me vetëm 100 lekë fitova një shumë që nuk ishte e vogël. Më pas, periudha tjetër që arrita të merrja një shumë modeste parash ishte shumë muaj më vonë, kur kisha lënë goxha para". Ky është rrëfimi i Erikson S., 22-vjeçari që prej disa vitesh është një vënës i rregullt i basteve. I ulur në një nga pikat e bastit në kryeqytet, Eriksoni, ashtu siç ka bërë sistematikisht gjatë viteve të fundit, po mundohet të zgjidhë dilemën e ndeshjeve të Champions League, të cilat luhen gjatë mbrëmjes. "Shpeshherë është kundra vullnetit tim, njëherë them të shkëputem dhe të mos vë më skedina, më pas një zë më thotë nga brenda shko të luash sonte, do fitosh edhe ti, është nata jote". Më pas, Eriksoni rrëfen se një ditë ka shkuar tri herë për të vënë bast, duke i lënë të gjitha paratë në skedina. "Isha shumë keq nga ana emocionale, kisha vënë një skedinë në mëngjes dhe humba që me ndeshjen e parë. Më pas vura një tjetër dhe, për dreq, humba për një ndeshje dhe kështu që u ktheva sërish për t‘i humbur të gjitha. Por, megjithëse ka humbur shumë, Eriksoni e ka të vështirë të largohet nga atmosfera e basteve. "E kam provuar disa herë, por është shumë më e fortë se unë. Njëherë qëndrova një javë pa vendosur, por mendja më rrinte gjithmonë aty; pak a shumë është si droga, vetëm se nuk të vret fizikisht, por të dëmton nga xhepat", e përfundon 22-vjeçari rrëfimin e tij.