Mbi 70% e komunave nuk i realizojnë tenderat
Mbi 70% e njësive vendore, kryesisht të komunave të rrethit Fier nuk janë gati për të realizuar tenderat në sistemin online. Shkak për këtë është bërë mungesa e linjës së internetit. Në këto kushte, prokurimet publike online i kanë vendosur krerët e komunave përballë një zgjedhjeje aspak të këndshme për ta dhe alternativave të pashmangshme: ose të realizojnë kushtet për tenderat online, ose ta delegojnë këtë të drejtë pothuajse tërësisht në këshillin e qarkut, apo në Qendrën e Prokurimeve Publike në Tiranë.
Konstatimi vjen pas deklarimit në Prefekturën e Fierit, përpara vetë prefektit Shajin Bejdaj, të krerëve të shumicës dërmuese të komunave të Qarkut të Fierit. Kjo situatë, sipas komunarëve, ka ardhur si rezultat i mangësive të infrastrukturës në komunat e tyre. Sipas drejtuesve të komunave në Qarkun e Fierit, në disa zona rurale nuk ka as linjë telefonike e jo më internet. Shumica e komunave rezultojnë kështu të pafata për të plotësuar dokumentacionin dhe zhvillimin e tenderit nëpërmjet praktikës së re, e cila në vetvete synon eliminimin e korrupsionit.
Kështu, mbi 70% e komunave në rrethin e Fierit nuk e realizojnë dot tenderin online për këtë pjesë të parë të vitit. Për më tepër, komunat janë vendosur edhe përballë afateve të limituara në kohë, për të plotësuar dokumentacionin e mbylljes së tenderimeve deri në muajin maj të këtij viti. Qeveria synon që t‘i mbyllë të gjitha procedurat e tenderave dhe investimeve përpara çeljes së fushatës zgjedhore, duke i lënë komunat të delegojnë të drejtën e tyre për të zhvilluar tenderat e investimeve. Prefekti i Fierit, duke u përballur me këtë mungesë totale të infrastrukturës, ka vendosur të ndërhyjë dhe, sipas tij, mësohet se i është kërkuar qeverisë që të zbusë, ose të ndryshojë procedurat e një tenderi.