Lusio, objektivi i Milanit në merkato
Mbrojtja e Milanit për sezonin e ardhshëm mund të ketë ngjyra të forta braziliane. Sipas informacioneve, kuqezinjtë janë në kërkim të një mbrojtësi qendror, që së bashku me Thiago Silvan, të formojë një dyshe sigurie. Për këtë arsye, milanezët kanë përzgjedhur brazilianin e Bajernit të Mynihut Lusio. Kontrata e lojtarit skadon pas 18 muajsh. Por ende nuk është e sigurt, nëse do të jetë apo jo i gatshëm Bajerni ta shesë lojtarin.