Dyfishohen rastet e tumoreve te femrat
Shtimi i rasteve të femrave me tumore në vendin tonë është një arsye më shumë për të realizuar një fushatë të madhe informimi për të gjitha gratë dhe vajzat. Kjo, duke nisur nga mosha më e ulët në atë më të lartë. Rastet e tumoreve të sferës femërore janë shtuar ndjeshëm nga viti në vit. Por bashkë me lajmin e ardhjes së vaksinës së re për parandalimin e këtyre sëmundjeve vjen një tjetër njoftim pozitiv: sensibilizimi i femrave shqiptare për t‘u kontrolluar periodikisht. "Kemi një rritje të numrit të grave që ekzaminohen periodikisht dhe që kryejnë PAP-test e mamografi", tha drejtori i Institutit të Shëndetit Publik, Alban Ylli. Sipas tij, studimet e ISHP-së tregojnë se kemi një rritje të femrave që preken nga tumori i qafës së mitrës, apo kanceri i gjirit. Tumori i qafës së mitrës është një nga sëmundjet më të shpeshta te femrat dhe takohet sidomos te mosha 40 vjeç. Kanceri i qafës së mitrës është i dyti pas atij të gjirit, por ka një vdekshmëri më të lartë. Në vendin tonë, shumica e pacienteve paraqitet në faza tepër të avancuara. Sipas Institutit të Shëndetit Publik, në Shqipëri tumori i qafës së mitrës ka një incidencë mesatare prej 4.1 për 100 000 banorë. Ai përbën 51.2% të rasteve me tumore malinje që prekin aparatin gjenital femëror. Vihet re një tendencë e dyfishimit të të prekurave nga kjo sëmundje pas vitit 1993.
Tumoret
Vetëm nga të dhënat e qendrës spitalore universitare "Nënë Tereza" rezultojnë se brenda një viti humbin jetën nga kanceri i gjirit rreth 400 femra dhe nga tumori i qafës së mitrës rreth 200 femra në vit. Regjistri Kombëtar pranë Qendrës Spitalore Universitare në Tiranë, tregon një rritje të përditshme të rasteve të kancerit dhe këto ritme flasin për një dyfishim në tri dekadat e ardhshme. Aktualisht, në Evropë një në çdo 12 gra shfaq tumor të gjirit. Sipas onkologëve shqiptarë, pavarësisht se të dhënat tona janë më të mira, vihet re një tendencë rritjeje e rasteve, që me kalimin e kohës do të jetë e krahasueshme me statistikat evropiane.
Java sensibilizuese
Në javën evropiane të luftës kundër kancerit të qafës së mitrës, sapo ka hyrë në treg vaksina e parë kundër këtij tumori, e cila zhvillohet në tri faza. Momenti aktual (zero), pas një muaji dhe pas 6 muajsh. Një sasi dozash do t‘i shpërndahen falas një grupi të përzgjedhur femrash në nevojë. Specialistët vlerësojnë se dalja e vaksinës për mbrojtjen nga kjo sëmundje krijon mundësi shumë të fuqishme për të shpëtuar jetët e femrave. Parandalimi nëpërmjet vaksinimit dhe kryerjes së depistimeve (PAP-testit) periodike, reduktojnë riskun e zhvillimit të kancerit të qafës së mitrës deri në 94%. "Në strategjinë e re të vaksinimit në Shqipëri është parashikuar që pas pak vitesh të merret seriozisht në konsideratë përfshirja e vaksinës së re HPV (virusit të papilomës humane) në programin kombëtar të vaksinimit", tha ministrja e Shëndetësisë, Anila Godo. Sipas saj, të gjitha femrat, duke nisur nga ato intelektuale që punojnë në shëndetësi, e deri te masa e gjerë duhet të ndërgjegjësohen për të kryer kontrolle periodike, të nevojshme në mënyrë të veçantë në moshat mbi 40 vjeç.