Lojërat e fatit, tani te ish-Uzina e Autotraktorëve

Foto Ilustruese
TIRANE- Ish- Uzina e Autotraktoreve do te mbledhe ne nje vend te vetem lojerat e fatit te kryeqytetit. Ky eshte vendi qe ka perzgjedhur grupi i punes, ne Bashkine e Tiranes, pasi ka marre ne shqyrtim te kater variantet e propozuara.
Zonat që u pane si opsionet më të mundshme ishin Bregu i Lumit, Yzberishti, Uzina e Autotraktorëve dhe Tufina.
Grupi i punës, drejtohej nga kryebashkiaku Basha, dy zv/kryetarët, drejtorët e përgjithshëm dhe drejtoresha e Tatim-Taksave.
Grupi i punës do i propozojë Këshillit Bashkiak vendosjen e një tarife të veçantë, e cila mund të arrijë në 50% të xhiros për lojërat e fatit, ka bere me dije me heret Bashkia e Tiranës.
Aktualisht, brenda territorit që administron ky institucion, ushtrojnë aktivitet 56 njësi qendrore, kazino elektronike dhe baste sportive, të cilat kanë 1012 salla lojërash.
Me këto masa, Bashkia e Tiranës ka për qëllim të sigurojë një monitorim më të mirë të këtij aktiviteti dhe frenimin e problemeve sociale, komunitare dhe të kriminalitetit të lidhur me këtë aktivitet, thanë përfaqësues të grupit të punës, ne nje prononcim per mediat, pak kohe me pare.