E shtuna ditë zie kombëtare

Qeveria po përgatit protokoll të posaçëm për këtë rast.
“Sot ndërroi jetë mbreti i shqiptarëve Leka I. Kjo është humbje e madhe për kombin dhe për vendin”, tha kryeministri Sali Berisha në mbledhjen e sotme të qeverisë. “Në ligjin e Parlamentit përcaktohet detyrimi i përfshirjes në protokollin shtetëror të familjes mbretërore dhe ky ka qenë shumë i drejtë, ndaj dhe vendi dhe kombi do ta përcjellin Mbretin Leka I me nderimet që i përkasin një mbreti jo në detyrë. E shtuna do të jetë ditë zie kombëtare në të gjithë spektrin e ditës së zisë të nivelit mbretëror”, shtoi kryeministri.
Duke bërë një ekspoze të jetës së Zogut, Berisha tha se ai gjatë gjithë jetës së tij bëri përpjekje për liri të shqiptarëve në të gjitha trojet. “Natyrisht lufta nacional çlirimtare mori dhe aspektin vëllavrasës si dëshmojnë dokumente të panumërta dhe kjo kishte vetëm një qëllim të garantonte Enver Hoxha pushtetin. Por legalistët luftuan me vendosmëri të madhe okupatorët”, vijoi. /Start/
2011-11-30 14:27