Engel: KFOR-i të largojë barrikadat në veri
Kosova nuk është Kosovë, nëse nuk është e plotë me territorin e saj. Kështu deklaroi ditën e sotme kongresmeni amerikan Eliot Engel, në lidhje me situatën në veri.
Engel theksoi se është e domosdoshme që KFOR-i të ndërmarrë masa, për të larguar barrikadat e krijuara nga grupet kriminale në veri të Kosovës.
Këto komente, kongresmeni amerikan i bëri gjatë ceremonisë së ndarjes së mirënjohjeve, ku komuna e Menhetenit i ndau për personalitete të njohura amerikano-shqiptare.