E Diel, 1 Nëntor 2026

Lojrat paraolimpike në Londër, Nishani i dorëzon flamurin atletit Haki Doku

Presidenti, Bujar Nishani, i dorëzoi flamurin kombëtar atletit Haki Doku, i cili do të hyjë në histori si përfaqesi i parë shqiptar në Lojrat Paraolimpike Londër 2012.
 

Në ceremoninë, ku merrnin pjese edhe ministri i Sporteve Aldo Bumçi, e ambasadori britanik Nicolas Cannon, Kreu i Shtetit u shpreh i bindusr se atleti do ta përfaqësojë denjësisht Shqipërinë, duke demonstruar se aftësitë e kufizuara fizike nuk mund të ndalojnë pasionet .
Ai vlerëoi se pjesëmarrja e parë e Shqipërisë në një eveniment kaq të rëndësishëm është një moment historik edhe për sportin shqiptar.
 

"Kam nderin të dorëzoj flamurin kombëtar tek jo vetëm një sportist i talentuar, por mbi të gjitha tek një njeri, që mbart dhe përçon vlera njerëzore, një shembull që na tregon se aftësitë e kufizuara fizike nuk i kufizojnë dot pasionet dhe dëshirat e mira të njeriut.
 

Unë, nga kjo ceremoni dëshiroj të të falenderoj mbi të gjitha ty Haki, për pasionin tënd, sakrificat e tua dhe shembullin që ti sjell duke nderuar dhe mbajtur lart flamurin tonë kombëtar.Jam i sigurt se pas disa ditësh do të marrim lajme të mira për një shqiptar të mirë që në kuadër të 100- vjetorit të pavarësisë do të përcjellë lajme pozitive tek të gjithë ne.Ti je shembull i gjallë i ngritjes mbi ato kufizime që jeta ndonjëherë të rezervon” u shpreh Presidenti Nishani.
 

Lojrat paraolimpike do të hapen me datë 29 gusht në Londër. Paraciklisti, Haki Doku, eshte pjesemarres në shumë aktivitete sportive brenda dhe jashtë vendit dhe ka arritur të mbledhë vlerësime dhe rezultate qe e rendisin atë në vendin e 20-të në botë si individ dhe në vendin e 42-të si shtet.
 

Më shumë nga Kultura

Të gjitha ›