E Shtunë, 31 Tetor 2026

Xhurinda: Sllovakia, moderatore e dialogut Kosovë-Serbi

Ish kryeministri i Sllovakisë, Mikullash Xhurinda, ka propozuar që Sllovakia të jetë moderatore e dialogut Kosovë-Serbi.

“Kam dëgjuar nga presidenti i ri i Serbisë, Timosllav Nikoliç, se një vend, i cili nuk e ka njohur Kosovën mund të jetë moderator”, tha Xhurinda për agjencinë sllovake SITA.

Mikullash Xhurinda, tashmë deputet dhe lider i Unionit Demokristian i Sllovakisë në opozitë, që aktualisht e ka vizituar Kosovën dhe Serbinë, është shprehur se Prishtina dhe Beogradi kanë besim tek Sllovakia.

Ai është shprehur se Sllovakia mund t`i transmetoj serbëve dhe shqiptarëve përvojën e vendit, i cili është formuar pas ndarjes.

“Sllovakia mund të sjellë edhe përvojë nga modernizimi i administratës publike, nga shumë reforma nëpër të cilat kemi kaluar, e pa të cilat nuk do të lëvizë as Kosova”, tha Xhurinda.
 

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›