E Shtunë, 31 Tetor 2026

Ndahet nga jeta Safo Marko bashkeshortja e Petro Markos

Është përcjellë për në banesën e fundit në një ceremoni modeste mes të afërmish e miqsh, bashkëshortja e Petro Markos , Safo Marko e cila mbylli sytë në moshën 87-vjeçare ne shtëpinë e saj në Tiranë. Studiuesja e artit dhe mikja e saj Zana Varvarica vlerëson krijmtarinë e piktores Safo Marko, ku veçon kryesisht ilustrimet e saj të mrekullueshme të serisë së aventurave të Çufos si dhe shumë libra të tjerë për fëmijë.
Një pjesë e veprimtarisë së saj ëhstë ruajtur edhe në Fondin e galerisë, ku Varvarica shpreh vlerësimin për pikturimin e figurës femërore.
Safo Marko ka lindur ne Selanik në 28 mars 1925 dhe shumë shpejt u shqua për krijimtarinë e saj në pikture, ku zuri një vend të rëndësishëm në koleksionin e Galerisë Kombëtare të Arteve dhe në historinë e artit shqiptar. Krijimtaria e periudhës së parë është nga më të njohurat në fushën e ilustrimit në botimet letrare dhe akademike.
Familja Marko pati një histori të dhimbshme pavarësisht kontributit të çmuar në jetën kulturore dhe artistike të Shqipërisë.

Më shumë nga Kultura

Të gjitha ›