E Diel, 1 Nëntor 2026

Makina përplas kalimtarin, në gjendje të rëndë 24 vjeçari

Një i ri ka mbetur i plagosur pasditen e sotme si pasojë e një aksidenti automobilistik. Ngjarja ka ndodhur në qytetin e Lezhës, ku 24 vjecari Emirjan Pjetri është përplasur nga një automjet tip “Fiat”.

Mësohet se automjeti ka humbur kontrollin, duke dalë nga rruga ku dhe ka përplasur të riun në trotuar. 24 vjecari është dërguar me urgjencë në spitalin e qytetit të Lezhës për marrjen e ndihmës mjekësore dhe sipas bluzave të bardha gjëndja e tij shëndetësore paraqitet tepër e rëndë.

Ndërkaq policia e mbërritur në vendngjarje, bën me dije se shkak i aksidentit është bërë shpejtësia mbi normat e lejuara me të cilin po udhëtonte automjeti tip “Fiat”, ndërsa ka nisur hetimet për zbardhjen e plotë të rastit.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›