E Diel, 1 Nëntor 2026

Lojtarët anglezë "festojnë" eliminimin me duhan e alkool

Tabloidi britanik “Sun” raporton se në përfundim të përballjes katastrofike me gjermanët, disa prej futbollistëve të kombëtares së Anglisë e kanë “festuar” eliminimin në mënyrë të shfrenuar me puro kubaneze dhe alkool, në mjediset e “Royal Marang Hotel”.

Në foton e shkrepur nga mbrojtësi Ledlei King shihet qartë mesfushori Aron Lenon me një puro në gojë, ndërkohë që të tjerë lojtarë mes të cilëve Glen Xhonson, Shon Rajt-Filips, Majkëll Dauson, Stefen Uarnok dhe Zhermein Defo, të shtendosur e me këmbët mbi tavolinë, kanë në duar gota birre.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›