E Shtunë, 31 Tetor 2026

Aguirre largohet nga Meksika

Javier Aguirre ka dhënë dorëheqje nga bankina e Meksikës. Trajneri meksikan e ka prezantuar vendimin e tij në një konferencë për shtyp të mbajtur në qytetin Mexico City, vendim ky i cili është pranuar nga presidenti i Federatës meksikane, Justino Compean.

“Përgjegjës i eliminimit nga Botërori jam unë. Ta lë këtë bankinë është gjëja më e ndershme, më e duhura. Është një hap i obliguar”, ka thënë Aguirre.

Meksika është eliminuar në të tetën e finales së Botërorit 2010 pasi humbi nga Argjentina me rezultat 3:1.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›