Ujkani, specialist i penalltive

Ai u bë hero i Kombëtares. Por, jo vetëm kaq. Vetëm katër ditë më vonë, portieri në pronësi të Palermos e konfirmoi momentin e mirë nëpër të cilin po kalon edhe me Novarën.
23 vjeçari ia doli ta ndalte penalltinë e tretë rresht, të cilën e gjuajti lojtari kryesor i Bolognas, Marco di Vaio. “Tek penalltia pata paksa fat, por është kënaqësi që e ndala atë top”, tha ish portieri i Anderlechtit pas ndeshjes.
Novara pati një nismë të tmerrshme të sezonit, por në xhirot e fundit, falë formës së mirë të Ujkanit, ekipi i porsa inkuadruar në ligë pësoi më pak gola, edhe pse ende gjendet në pozitën e parafundit në Serie A.
Ujkani ishte huazuar nga Palermo në Novara teksa kjo e fundit gjendej në ligën e tretë italiane. Por, pas dy sezonesh, portieri vushtrrias e shijoi elitën e futbollit italian me Novarën.