Falsifikimet gjykata liron gjashte nga dhjete te arrestuarit
Gjykata e Tiranes ka liruar gjashte prej te pandehurve te akuzuar per falsifikim te vizave ndersa kater te tjere do te qendrojne ne burg deri ne perfundim te hetimeve. Gjate caktimit te masave te sigurise gjyqtarja e gatshme Brunilda Kasmi ka vendosur caktimin e mases se sigurise Arrest shtepie per te pandehurit Qazim Hyska 50 vjec Ismail Gerbi 47 vjec Adrian Haxhia 38 vjec dhe Fraklin Frekollari 45 vjec. Per te pandehurit Mehmet Sula dhe Myslym Hysko 46 vjec gjykata caktoi masen e sigurise Detyrim paraqitje. Nderkohe qe per te pandehurin Ylli Brahimi gjyqtarja e gatshme vendosi caktimin e mases se sigurise Arrest me burg me afat 30 dite kurse per Manol Papadhimitro 43 vjec Artur Demin 39 vjec dhe Keldi Beshi 40 vjec gjykata caktoi masen e sigurise Arrest me burg. Mesohet se te pandehurit nuk kane dhene shpjegime perpara gjykates. Ata rane ne pranga kater dite me pare ne saje te operacionit te koduar Karteli. Dhjete te pandehurit akuzohen nga prokuroria e Tiranes se prodhonin dokumente te falsifikuara te cilat me pas i shisnin ne shumat e parave qe varionin nga 100 euro deri ne 700 mije leke si dhe ndihmonin persona te ndryshem per kalim te paligjshem te kufiri.