E Shtunë, 31 Tetor 2026

Lojtaret e ekipit kombetar, jave vendimtare per te ardhmen

Lojtaret kryesore te ekipit tone kombetar jane perfshire ne "ethet" e merkatos se veres. Pjesa me e madhe e kuqezinjve ndodhen te lire ne treg, ne pritje te distanconit te radhes. Kjo jave shihet si vendimtare per secilin prej tyre:

Cana

Lorik Cana, kapiteni i Olimpikut te Marsejes, per tre sezone me radhe pritet te divorcohet me Olimpikun e Marsejes. Sipas medieve gjermane Hamburgu i ka bere nje oferte konkrete Marsejes, per te marre Canen, por jane edhe disa klube angleze te Premier Liges, si Liverpuli, Arsenali dhe Evertoni qe kane kohe qe insistojne per te fituar sherbimet e mesfushorit shkaterrues. Cmimi i larte qe kerkon klubi i Marsejes eshte bere pengese, qe Cana te bashkohet me Hamburgun, por negociatat vazhdojne dhe kjo jave pritet te jete vendimtare per te ardhmen e lojtarit kryesor te ekipit tone kombetar.

Skela

Ervin Skela nuk ka vendosur ende per te ardhmen e tij. Nje prej lojtareve kryesore te formacionit kuqezi ndodhen i lire ne merkato. Kete jave ai do te vendose per destinacionin e radhes. Ish-ekipi i tij, Enerxhi Kutbus, ra ne nje kategori me poshte dhe synon ta kete serish ne skuader, por fakti qe vlonjatit i eshte pergjysmuar rroga, e ka detyruar kete te fundit te deklaroje ne media divorcin e parakohshem. Koblens ne bundesligen e dyte, Arminia e Bielfildit dhe Baseli ne Zvicer jane ekipe te tjera, me te cilat Skela ka hyre ne bisedime.

Duro

Klodian Duro do te bashkohet gjate kesaj jave me AEL Limasolin. Lojtari i kombetares sone nenshkroi nje kontrate dy vjecare me ekipin e kampionatit te Qipros, duke nderruar ambient. Nje sezon me pare Duro ishte pjese e Ominia Nikosias. Mesfushori i kombetares sone ndodhet aktualisht me pushime ne Monte Karlo te Frances dhe sipas medieve qipriote ai do te bashkohet ne mesjave, per t'u prezantuar zyrtarisht si nje prej perforcimeve te forta te AEL. Kapllani nderroi i pari ekip, duke kaluar nga Karlsruhe te Augsburgu.

Te tjere

Erjon Bogdani nuk do te jete me pjese e Kievos ne Seria A. Sulmuesi shtatlarte pritet te nderroje ambient dhe jane disa ekipe, konkretisht nga Anglia qe kane shfaqur interes per te. Debatik Curri synon qe te largohet nga kampionati ukrainas dhe Standardi i Liezhit, apo disa ekipe te tjera ne Gjermani interesohen per kosovarin. Kristi Vangjeli eshte shume prane kalimit ne Qipro, kurse Jahmir Hyka nuk eshte ne planet e Mainc '05 per kete sezon. Lojtari qe i eshte kthyer ekipit tone kombetar ka marre nje oferte nga Dinamo, per t'iu bashkuar ekipit shqiptar ne ndeshjet evropiane.

10 milione Euro

Lorik Cana kushton me shtrenjte mes kuqezinjve. Per mesfushorin e kombetares interesohen disa klube, por krahasuar me nje vit me pare, kur duheshin 15 milione Euro per kartonin e Canes, cmimi ka rene disi, duke shkuar ne 10 milione Euro.


Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›