E Diel, 1 Nëntor 2026

Lojtarët e Çelsit, të mallkuar në Afrikë

Dëmtimet

Mallkimi “blu”. Në këtë mënyrë është interpretuar dëmtimi i Didië Drogbasë, i cili rrezikon seriozisht të mos luajë në Botërorin 2010 pas frakturës në bërrylin e majtë. Sulmuesi nga Bregu i Fildishtë është lojtari i tretë i çelsit që pëson dëmtim të rëndë, përpara startit të aktivitetit në Afrikën e Jugut. I pari që i dha lamtumirën aktivitetit madhor ishte Mikael Balak, i cili u dëmtua gjatë finales së FA Cup kundër Portsmuthit: nga ndërhyrja e Kevin Prins-Boateng, mesfushori i Gjermanisë pësoi një dëmtim në ligamentet e kaviljes. Ai duhet të qëndrojë jashtë fushave rreth dy muaj dhe “dorëzoi” shiritin e kapitenit në skuadrën e Joakim Lëv. Pak ditë më parë ishte radha e Mikaël Esien, lojtarit më të rëndësishëm të Ganës. Në të vërtetë, mesfushori ishte dëmtuar që prej janarit të kaluar, gjatë Kupës së Afrikës, por së fundmi stafi i përfaqësueses vendosi që ai nuk ishte në gjendje të luante. 27-vjeçari nuk do të rikuperohet nga problemi në gju përpara mesit të korrikut, kur Kupa e Botës do të ketë përfunduar. Përpara këtyre dëmtimeve, çelsi ishte skuadra që kishte më shumë lojtarë në botëror, ndërsa tashmë më e përfaqësuara është Barcelona.

#

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›