E Shtunë, 31 Tetor 2026

Lojtarët në disko, Shalke i ndëshkon

Ndëshkohen për një natë të kaluar në diskotekë. Dy lojtarët e Shalke 04, Krstajic dhe Rakitic, nuk do të luajnë në Ligën e Kampioneve kundër Rozenborgut. Vendimi u morr nga klubi nga Gelsenkirchen, pasi shtypi gjerman publikoi fotot e dy lojtarëve duke pirë vodka dhe dyke tymosur cigare, ndërkohë që kërcenin dhe këndonin një një diskotekë të Duisburgut. Imazhet e tërbuan trajnerin Mirko Slomka, i cili vendosi që dy lojtarët të qendronin jashtë grupit për takimin e kësaj mbrëmje.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›