Kapelo-Angli, thuajse e mbaruar

Pas mospranimit të trajnerit portugez Hoze Mourinho, italiani Fabio Kapleo është favoriti kryesor për postin e trajnerit të Kombëtares angleze të futbollit. Federata Angleze (FA) nisi kontaket me ish-trajnerin e Realit të Madridit. Gazeta angleze "Dalily Telegraph" bën të ditur se italiani 61-vjecar pritet të prezantohet zyrtarisht, më 14 dhjetor si pasues i Stiv Meklarenit. Kapelo do të përfitojë 5.5 milionë euro në vit dhe si ndihmës të tij do të ketë Xhanfrako Zolën, ish-yllin e Celsit. Si ndihmës të tij anglezë do të jenë Alan Shearer dhe Stuart Pearce.