Hecking në pritje të rikthimit të Altin Lalës

Skuadra e Hannover 96 që aktualisht renditet në pozitën e pestë të renditjes së Bundesligës është e shqetësuar për ndeshjen e fundit para pushimeve të fundvitit. Trajneri Dieter Hecking është duke u përballur me mungesa të shumta sidomos në mesfushë dhe kokëcarje të mëdha i ka shkaktuar sidomos dëmtimi i Altin Lalës. Mesfushori shqiptar kishte munguar në ndeshjen e fundit të skuadrës së tij dhe trajneri Hecking është në pritje të rikthimit të tij në stërvitje. "Kur Altini do të më sinjalizojë se nuk ka asnjë problem, ai do të bashkohet me skuadrën dhe do të luajë. Ai duhet të kërkojë vetë që rikthehet", ka thënë ai për të përditshmen gjermane "Bild". Ndeshjen e radhës Hannveri i Lalës do ta zhvillojë të premtën përballë Energie Cottbus të Evrin Skelës.