E Shtunë, 31 Tetor 2026

BESA/ Parid Xhihani, testime në Çeki

Sulmuesi i Besës, Parid Xhihani ka udhëtuar në mënyrë të fshehtë drejt Republikës Ceke për t'u testuar me një skuadër të kategorisë maksimale. Kapiteni i Besës nuk pranoi të bënte të ditur emrin e skuadrës, por në linjë telefonike pranoi se transferimi i tij drejt atdheut të Pavel Nedvedit mund të realizohet gjatë merkatos dimërore.
Gjatë verës së këtij viti ish-sulmuesi i Dinamos ishte shumë pranë kalimit te klubi grek i Iraklisit, por ndryshimi i presidencës së skuadrës selanikase si dhe kthimet mbrapsht të dy lojtarëve të Besës, Andi Lila dhe Ervis Kraja, ndryshuan edhe planet e Xhihanit. Pak javë më parë një tjetër futbollist i Besës, Andi Lila u testua te norvegjezët e Silkeborg.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›