E Diel, 1 Nëntor 2026

Lojtari i United mund The Sun ne gjyq


Futbollisti i Manchester United, Tom Cleverley, fitoi një gjyq për shpifje ndaj gazetës “The Sun” dhe përfitoi një dëmshpërblim të majtë, informuan burime zyrtare.

Mesfushori 22-vjeçar paditi të përditshmen më të madhe në Britani për akuza të rreme, pasi në të u publikua një artikull, ku tregohej i riu duke u shoqëruar me një prostitutë dhe duke pirë në një pab, një ditë përpara një ndeshjeje.

Në sallën e gjyqit, avokati i futbollistit arriti të provonte se në fakt nuk ishte ai që kishte kryer këtë veprim, por një tjetër i ri, i cili kishte një ngjashmëri të madhe me Cleverley.

Futbollisti u shpreh jashtëzakonisht i “zhgënjyer dhe i siklterosur” nga publikimi i asaj historie të pavërtetë. Gjykata vendosi për akordimin e një dëmshpërblimi të majmë ndaj 22-vjeçarit, shumë e cilë me dëshirën e vetë Cleverley, është mbajtur e fshehtë.

if (window.ads_ad_block){ads_ad_block=ads_ad_block+1;}else{ads_ad_block=1;} function showAdBlock_2136(ppc_ad_block_count) { title = document.title; show_ads_id = 2136; show_ads_url = "http://www.kosoftads.com/publisher-show-ads.php"; block_count=ppc_ad_block_count; iframe_width=580; iframe_height=115; metainfo=document.getElementsByTagName('meta'); ref=document.referrer; showContentAds(metainfo); } setTimeout("showAdBlock_2136("+ads_ad_block+")",1000*(ads_ad_block-1));
Më shumë nga futbolli Dy ndeshje pezullim për Mourinho
Trajneri i Real Madrid, Jose Mourinho, është dënuar me 2 ndeshje pezullim dhe 600 euro gjobë, ndërsa zv/trajneri i Barcelonës, Tito Vilanova, është dënuar me 1 ndeshje pezullim dhe 600 euro gjobë. Ibrahimovic: Futbolli nuk më tërheq më
Ylli i Suedisë dhe i Milanit, Zlatan Ibrahimovic, është i lodhur nga futbolli dhe po mendon për një tërheqje të mundshme nga bota e sportit.
Paris SG, lind ideja për Beckham
Paris SG po merr në konsideratë paraqitjen e një oferte të majme për mesfushorin e Los Angelos Lakers, David Beckham, informoi ditën e sotme shtypi francez. 600 euro gjobë për penalltinë e humbur
600 euro gjobë për një penallti të humbur. Kjo është shumë që duhet të paguajë zviceriani me origjinë shqiptare Pajtim Kasami, për 11-metërshin që goditi traversën më 21 shtator kundër Çelsit në Kupën Karling. Franca humbet edhe Riberinë
As ylli i Bajernit të Mynihut Frank Riberi nuk do të jetë i gatshëm të luajë për Francën të premten kundër Shqipërisë në “Stade de France”. Pas Horosë, Benzemasë dhe Sanjasë, listës së gjatë të mungesave për “gjelat” dje iu shtua edhe sulmuesi që luan në Bundesligë, por edhe mesfushori i PSG-së Blaise Matuidi.

Lajmet kryesore

Withers letër shqiptarëve
Ish-ambasadori flet per Wikileaks, raportimet dhe akuzat
Përvjetori i marrëdhënieve Shqipëri-SHBA
Prishja e shtëpive në Sauk
Legalizimi i ndërtimeve në Tiranë
Hetim gjykimit të Bares

Më shumë nga Kultura

Të gjitha ›