E Diel, 1 Nëntor 2026

Sequi Zgjedhjet mundesi per te treguar maturi politike dhe demokratike

Ambasadori i Bashkimit Europian Ettore Sequi ishte rreth mesditës në qendrat e votimit të vendosura në shkollën “Abdulla Keta” që i përket njësisë bashkiake numër 1 në Tiranë.

Ai është takuar me komisionerët dhe ka parë nga afër ecurinë e procesit të votimit. Ambasadori Sequi vlerësoi rëndësinë e këtyre zgjedhjeve.

“Vendosa të vizitoj disa qendra votimi sepse dua të shoh me sytë e mi një proces kaq të rëndësishëm siç është ky i votimit, një mundësi për Shqipërinë për të treguar maturi demokratike dhe politike”- tha Sequi. 

Edhe para 8 majit, mesazhet e përfaqësuesve ndërkombëtare, për zgjedhjet nuk munguan për rëndësinë që ato kanë për procesin integrues të Shqipërisë.

Taulanta Boja

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›