Apeli i Ristanit Jo votimit familjar

Komisioni Qëndror i Zgjedhjeve është mobilizuar për shmangien sa më shumë të votimit familjar. Kryetari i komisionit Arben Ristani deklaron se KQZ ka kryer një fushatë ndërgjegjësuese kundër këtij fenomeni dhe ka ndërmarrë teknika për organizimin e komisioneve të qendrave të votimit për shmangien e rasteve të votimit familjar.
“Votimi familjar ka qenë një problematike e vënë re nga raproti i OSBE-ODIHR nga zgjedhjet e kaluara dhe në këto zgjedhje u munduam shumë që ta shmangim këtë fenomen sa më tepër të jetë e mundur. Kemi pasur fushatë sensibilizese kundër votimit familjar dhe kemi përdorur teknikat se si organizohet komisioni i qendrës së votimit në mënyrë që ta eleminojmë këtë. Besoj se edhe raporti i OSBBE-së do të vërë në dukje që ky fenomen ka ardhur në rënie”-tha Ristani.
Deklaratën, kreu i KQZ-së e bëri pas vizitës së kryer në një qendër votimi të simuluar në Kashar, me qëllim edukimin e brezit të ri jovotues. Projekti është një bashkëpunim i KQZ me qendrën Balkan Neës League. Sipas Ristanit, zgjedhja e Kasharit për simulimin e procesit të votimit ka qenë rastësore nga organizata që ka implementuar procesin.
Elona Mamushi