SHBA Hillary Clinton takon Haxhinaston

Anetaresimi ne NATO Haxhinasto vizite treditore ne SHBA. Haxhinasto takime edhe me kongresmene
Ministri i Puneve te Jashtme Edmond Haxhinasto po qendron per nje vizite zyrtare treditore ne Shtetet e Bashkuara te Amerikes me ftese te Sekretares amerikane te Shtetit znj. Hillary Clinton. Ne Uashington ministri Haxhinasto do te pritet ne nje takim te vecante nga Sekretarja e Shtetit Clinton ku do te diskutohet per ceshtje te bashkepunimit dypalesh zhvillimet ne rajonin e Ballkanit bashkepunimin si dy vende anetare te NATO-s etj. Ne kuader te kesaj vizite ministri Haxhinasto do te kete takime ne Shtepine e Bardhe si dhe ne Kongresin amerikan me kongresmene dhe senatore. Gjate vizites ministri Haxhinasto do te kete nje takim edhe me perfaqesues te Keshillit Kombetar Shqiptaro-Amerikan gjate te cilit do te nenshkruhet edhe nje memorandum mirekuptimi midis Ministrise se Jashtme dhe Keshillit per Bashkerendimin e Aktiviteteve te Perbashketa per Ceshtje te Interesit Kombetar. Diten e djeshme mesohet se ministri i Jashtem Haxhinasto ka pasur nje mengjes pune me kongresmene dhe senatore amerikane te cilet ndjekin me interes zhvillimet ne Shqiperi dhe ne Ballkan.