E Shtunë, 31 Tetor 2026

Këshilli i Sigurimit i OKB-së diskuton sot për Kosovën

TIRANE - Këshilli i Sigurimit i Kombeve të Bashkuara diskuton sot për situatën në Kosovë.

Në seancë do të paraqitet raporti i rregullt tremujor i sekretarit të përgjithshëm të OKB-së, Ban Ki-Moon, në të cilin ai përshëndet marrëveshjen për normalizim marrëdhëniesh midis Kosovës dhe Serbisë, të arritur më 19 prill.

“Ajo është arritje historike. Si rezultat i saj, perspektivat për të kapërcyer trashëgiminë e konfliktit të kaluar dhe për të arritur pajtim, stabilitet dhe prosperitet janë më të mëdha se kurrë”, ka thënë Ban Ki-Moon.

(er.nu/rel/BalkanWeb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›