Lolita e Thaçit

Është e bukur, e ëmbël, ka një zë të bukur, këngë po të tilla dhe natyrisht ka me mijëra fansa jo vetëm në Shqipëri por edhe në Kosovë. Këto cilësi të saj kanë joshur edhe liderin e Partisë Demokratike të Kosovës, kryeministrin Hashim Thaçi. Tek Soni Malaj ai shihte imazhin e përkryer për të prezantuar fushatën e tij elektorale në Zgjedhjet për pushtetin vendor në Kosovë që do të mbahen në 15 nëntor të këtij viti.
Këngëtarja
Për Soni Malajn ky duket se është viti i fushatave elektorale. Për një muaj rresht gjatë gjithë qershorit ajo nuk la qytet dhe fshat të Shqipërisë pa shkelur si pjesë e grupit të artistëve mbështetës të Partisë Demokratike. Madje ajo jo vetëm këndoi hitet e saj në këto koncerte, por në koncertin mbyllës që u mbajt para Tunelit në rrugën Durrës-Kukës mori edhe rolin e prezantueses. Duke treguar kështu se ishte një pjesë shumë e rëndësishme e këtij grupimi. Pikërisht para dy Kryeministrave atij shqiptar Sali Berisha dhe atij kosovar Hashim Thaçi, Soni Malaj shfaqi gjithë energjinë e saj duke treguar se në skenë ajo jo vetëm ishte zot por bënte çudira... publiku këndonte bashkë me të, brohorimat, thirrjet dhe duartrokitjet e shoqëronin gjatë gjithë kohës, gjë që tregonte se suksesi ishte mëse i garantuar. Këtë detaj më shumë se kushdo në atë koncert fushate e vuri re Hashim Thaçi. I cili përveç motivit që gjendej aty, kishte edhe një tjetër synim. Të zgjidhte figurën që do të prezantonte fushatën e tij. Vera iku dhe ja shtatori e gjeti Soni Malajn në Kosovë. Oferta e Thaçit ishte e qartë: Soni duhet të ishte imazhi i fushatës së tij elektorale. E vetme. E pashoqëruar nga këngëtarë të tjerë. Ajo me hitet e saj në skenat e improvizuara nëpër qytetet dhe komunat e Kosovës, ku pas saj do të valvitej flamuri i PDK-së! Përgjigjja e Sonit para asaj oferte joshëse ishte sigurisht pozitive.
Fushata
Është ndarë për vetëm pak ditë nga turi i saj i koncerteve në Kosovë për të ardhur në Tiranë. Edhe këtë herë për punë. Festivali Kënga Magjike është një obligim tashmë për Sonin. Përpos impenjimeve të saj koncertore ajo nuk e lë mënjanë këtë tribunë të këngës. Ka regjistruar këngën e saj pjesëmarrëse në këtë Festival që së shpejti pritet të shfaqet në televizionet muzikore. Ndërkaq këtë fundjavë ajo do të marrë sërish avionin për tu nisur drejt Kosovës, ku e presin plot 20 koncerte në muajin e fundit të fushatës elektorale të Thaçit.
Akuzat e AAK-së
Nga ana tjetër nisja para kohe e fushatës së Thaçit dhe rekrutimi i këngëtares shqiptare është bërë objekt sulmi nga Partia Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës. Ata janë shprehur se Fushata e tij e parakohshme po përcillet me një pompozitet të kushtueshëm financiar, se po angazhohen emra të njohur të estradës shqiptare, siç ishte rasti i Soni Malaj, të gjitha këto me parat e taksapaguesve të Kosovës.