Londer zhduket Ilir Kumbaro
Gjykata Britanike leshoi urdher-arrestin pasi Kumbaroja nuk mori pjese ne seancen degjimore
Rendohet akoma me shume pozita e Ilir Kumbaros ish-funksionar i sherbimit sekret shqiptar i akuzuar nga prokuroria si nje nga autoret e rrembimit dhe me pas i zhdukjes se biznesmenit shqiptaro-maqedonas Remzi Hoxha. Ne seancen e djeshme gjykata londineze vendosi riarrestimin e Kumbaros pas vendimit te marre nga Kolegjet e Bashkuara te Gjykates se Larte e cila e konsideroi te drejte masen e sigurise Arrest me burg. Por mungesa e Ilir Kumbaros ne seancen gjyqesore ne Londer ka hedhur dyshime rreth prezences se tij ne Britani. I kerkuar nga drejtesia shqiptare per tortura Kumbaroja duhej te paraqitej dje ne oren 1000 ne seancen gjyqesore e cila do te vendoste ekstradimin e tij per ne Shqiperi. Ilir Kumbaro sipas prokurores ka hyre ilegalisht ne Britanine e Madhe ka kerkuar azil politik me identitet te rreme dhe ka mjetet ne dispozicion per tu zhdukur dhe per tiu shmangur drejtesise. Sipas prokurores mosparaqitja eshte jo konforte per autoritetet shqiptare. Nderkohe avokati mbrojtes i Kumbaros ka deklaruar se kishte biseduar ne telefon me klientin e tij dhe konfirmoi se Ilir Kumbaro ishte paraqitur ne nje stacion policie per tu regjistruar por sic ishte edhe kushti i lirimit te tij nje dite me pare ne oren 1400 te pasdites kur ende nuk dinte gje. Pasi degjoi kerkesat e avokatit dhe prokurores gjykatesi i ceshtjes vendosi qe ceshtja te shtyhet deri ne oren 1200 sipas ores lokale ne pritje te ardhjes se Kumbaros i cili praktikisht nuk u paraqit. Ende nuk dihet se ku ndodhet Ilir Kumbaro ai mund te kete nje arsye te forte per mosparaqitjen por kjo nuk do te thote qe urdher-arresti te mos ekzekutohet dhe policia britanike te mos nise kerkimin e Ilir Kumbaros neper porte aeroporte stacione treni etj. Urdhri i arrestit eshte leshuar dhe tani mbetet ndoshta vetedorezimi i Kumbaros. Edhe nese ai paraqitet vete ne gjykate ose dorezohet nje gje eshte e sigurt ketej e tutje Kumbaroja nuk mund te zhvilloje dot betejen ligjore kunder ekstradimit ne Shqiperi ne gjendje te lire. Ilir Kumbaro nuk ka patur pajisje elektronike qe u vendoset njerezve ne raste te tilla per te monitoruar levizjet e tij. Tani e tutje nese Kumbaro do te bjere ne duart e drejtesise do te gjykohet ne gjendje arresti deri ne pritje te vendimit perfundimtar. Nderkohe 10 mije sterlinat e vendosura si garanci per Kumbaron do te konfiskohen nga shteti britanik.
Arrestimi
Kumbaroja u arrestua ne Londer ne shtator te vitit 2008 por eshte lene serish i lire pavaresisht akuzave te renda qe vinin nga Shqiperia. Interesant eshte edhe fakti qe edhe pse ekstradimi i tij po shqyrtohej ne gjendje te lire atij nuk iu vendos nje pajisje elektronike qe tregon vendndodhjen te cilat u vihen personave ne raste te tilla. Ne Britani aeroportet jane vene ne gatishmeri per ish-eksponentin e larte te sherbimit te fshehte shqiptar i cili nuk u paraqit ne seancen degjimore per ekstradimin e tij ne Westminster Magistrates Court.
Procesi ne Tirane
Nderkohe ne Gjykaten e Krimeve te Renda seancat vazhdojne te deshtojne dhe kjo per shkak te mosardhjes se pergjigjes nga Gjykata e Londres per pyetjen e Kumbaros. Ky i fundit ka refuzuar ti pergjigjet kerkeses se gjykates shqiptare me argumentin se nuk eshte Ilir Kumbaroja por nje tjeter shtetas Shaqo Shatri. Kumbaroja eshte nje nga kater personat e akuzuar per ceshtjen e rrembimit me pasoje zhdukjen e biznesmenit Remzi Hoxha ne vitin 1995 ne Tirane. Prej 15 vitesh Kumbaroja jeton ne Britani ne nje banese sociale ne saje te ndihmes sociale qe shteti i ka akorduar pasi kishte deklaruar se ishte i paafte per pune Vetem pak kohe me pare Kolegjet e Bashkuara te Gjykates se Larte kane lene ne fuqi masen e sigurise Burg pa afat per ish-shefin e SHIK-ut Ilir Kumbaron vendim i cili i hapi rruge ekstradimit te Ilir Kumbaros ne Shqiperi.