E Shtunë, 31 Tetor 2026

21 janari prokuroria merr ne pyetje Saimir Tahirin

Prokuroria e Tiranes ka marre ne pyetje deputetin i Partise Socialiste Saimir Tahiri i cili ka deshmuar per 21 janarin. Per rreth 60 minuta deputeti socialist ka deshmuar rreth ngjarjes se 11 muajve me pare ku humben jeten 4 persona dhe u plagosen disa te tjere. Pas daljes nga prokuroria deputeti opozitar vuri ne dukje gatishmerine e opozites per te dhene kontributin e saj per hetimet ndersa akuzoi autoritetet per mungese vullneti per zbardhjen e ngjarjes.Ajo qe eshte per tu theksuar eshte nga njera ane gatishmeria jone per te ndihmuar hetimet ne lidhje me 21 janarin dhe nga ana tjeter mungesa totale e gatishmerise se atyre qe urdheruan vrasjet e 21 janarit jo vetem per te ndihmuar hetimet por per te lejuar drejtesine te beje drejtesi - deklaroi Tahiri. Deputeti socialist ka deshmuar dhe per turmat e konfrontuara me forcat e sigurise ne ambientet e kryeministrise duke mbrojtur faktin se ka qene policia qe ka provokuar protestuesit dhe jo e kunderta. Dosja per ngjarjen e 21 janarit ende nuk eshte mbyllur dhe kater prokuroret e ceshtjes nuk kane dale ende ne nje perfundim ne lidhje me ngjarjen nga e cila mbeten te vrare kater protestues.

Më shumë nga Kronika

Të gjitha ›