E Diel, 1 Nëntor 2026

Londër 2012, SHBA-ja thyen rekordin 27-vjeçar në garën e stafetës

Shtete e Bashkuara të Amerikës shpartalluan një rekord 27-vjeçar botëror duke fituar medaljen e artë në stafetën e femrave “Londër 2012″.

Skuadra e Tianna Madison, Allyson Felix, Bianc Knight dhe Carmelita Jeter fituan garën në 40.82 sekonda duke mposhtur rekordin e Gjermanisë Lindore prej 41.47 sekonda i cili kishte qëndruar në fuqi që prej vitit 1985.

Xhamajka u rëndit e dyta me një rekord kombëtar prej 41.41 sekonda, e ndjekur nga Ukraina me 42.02 dhe e kartëta u rëndit ekipi i Nigerisë.

Ekipi i SHBA-ve kishte dështuar për të arritur finalen e Lojërave Olimpike të Pekinit por shkëlqeu në Londër. “E dija që këto vazja do të vraponin me gjithë zemër, e dija që do të vraponim shpejt. Kishte zëra rreth nesh që thonin ‘ata s’mund ta bëjnë këtë’, por ja që e bëmë”,-tha Jeter.

Madison i dha skudrës një start elektrizues, me Felix dhe Knight duke ruajtur epërsinë për ta kapur medaljen e artë. BBC raporton se pas fitores së shkëlqyer vajzat kaluan një natë të qetë në lindje të Londrës.

/IDEA/

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›