E Shtunë, 31 Tetor 2026

Karaburun, sekuestrohet 1 ton kanabis, e destinuar për në Itali

Vlorë- Një sasi record lëndë narkotike, kanabis sativa është sekuestruar në Karaburun, ku është gjetur e fshehur  tre kilometra larg vendit të quajtur Gjiri i Shën Vasilit.

Forcat e Policisë së Vlorës, deklarojnë se drooga ishte bërë gati për tu trafikuar në Itali, por që u ndalua si pasojë e informacioneve që u kishin mbërritur forcave blu në rrugë operative.

Policia e Vlorës bëri të ditur se në bashkëpunim me Prokurorinë po punohet për dokumentimin e plotë ligjor të këtij rasti dhe identifikimin, kapjen dhe vënien përpara përgjegjësisë ligjore të personave të përfshirë në këtë veprimtari kriminale.

Për momentin policia nuk jep të dhëna për persona konkretë, ndërkohë që priten detaje të tjera në vazhdimësi. Kjo është sasia më e madhe e lëndës narkotike kanabis sativa që policia e Vlorës ka bllokuar gjatë dy viteve të fundit, ndërkohë që dy muaj më parë në bregdetin e Zvërnecit u bllokuan rreth 600 kg kanabis.

Ndërkohë muajin e kaluar drejtori i përgjithshëm i Policisë së Shtetit, Hysni Burgaj dhe zëvendësambasadori italian, Giuseppe Berlendi inspektuan monitorimet e territorit nga ajri për identifikimin e zonave të kultivimit të kanabisit.

Operacioni i përbashkët i policisë shqiptare dhe asaj italiane ka nisur në 4 korrik dhe si pjesë e marreveshjes, Guardia di Finanza ka vënë në dispozicion dy avionë të specializuar për fotografimin dhe identifikimin e bimëve narkotike.

/IDEA/

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›