E Shtunë, 31 Tetor 2026

Vlorë, nis ndërtimi i shëtitores përgjatë Ujit të Ftohtë

Vlorë- Bashkia e Vlorës ka vënë një projekt për ndërtimin e një shëtitoreje përgjatë bregdetit të Ujit të Ftohtë.

Ky investim ka nisur para pak ditësh, ku si fillim ka mbushjen e zonës në afërsi të plazhit të Skelës duke vazhduar më pas përgjatë bregdetit deri në ujin e Ftohtë.

Nënkryetari i Bashkisë së Vlorës, Arben Beqiri rreth kësaj nisme është shprehur se ky është një projekt i cili sapo ka nisur, i cili kërkon një investim të madh.

Ne jemi në fazën e parë të punimeve, që sapo e kemi nisur, dhe së shpejti presim dhe investitor për këtë projekt jo të vogël,- tha nënkryetari i Bashkisë së Vlorës.

Ndërkohë kryeministri Berisha në një takim në Vlorë u shpreh se ky projekt është menduar dhe nga qeveria shqiptare dhe se do të vihet së shpejti në axhendën e saj.

/IDEA/

Më shumë nga Sociale

Të gjitha ›