Londer 2012 edhe Begaj pa medalje

Pas Majlinda Kelmendit ikën nga londra pa medalje edhe pretendetja tjetër shqiptare Romela Begaj. Peshngritësja 25 vjecare u shfaq shumë larg formës së saj më të mirë duke zhgënjyer në olimpiadën britanike.
Në provën e parë në stilin e shkëputjes Begaj ngriti lehtësisht 101 kg, duke treguar se do të jetë një pretendente e fortë. Por këtu ndryshoi gjithcka, Romela dështoi në provën e dytë me 105 kg madje edhe në të tretën me po të njejtën peshë.
Në stilin e shtytjes Romela ngriti në provën e parë 115 kg, por njësoj se në stilin e parë 25 vjecarja shqiptare dështoi në dy provat e tjera të stilit të shtytjes me 121 kg.
Të martën do të garojnë 3 sportistë të tjerë shqiptarë, dy peshngritësit Daniel Godelli dhe Briken Calja në peshën 69 kg dhe notari Sidni Hoxha në 100 metra.
Londër2012
Londër 2012, dy rekorde botërore në not
Londër 2012, Spanja eliminohet në futboll
Eleminohet Kelmendi